Tjetërsimi dhe uzurpimi i vakëfeve

Bashkësia Islame në Kosovë, në shekullin e fundit, në vazhdimësi është atakuar nga regjimet të cilat kanë kaluar nëpër Kosovë.

Përveç presionit, ndjekjes, burgimit, dënimit dhe persekutimit të kuadrit (ulemave) të saj, ajo u përball edhe me konfiskimin, reformën agrare, shkatërrimin, dëmtimin, uzurpimin dhe tjetërsimin e pasurisë dhe pronës së saj, të lënë vakëf dhe hajrat nga vakëflënës dhe bamirës tanë për­gjatë shekujve. In­sti­tucioni i vakëfit është institucioni që më së shumti ka pësuar dhe është dëmtuar gjatë kë­saj periudhe. Me shkatërrimin e vakëfeve synohej ndë­rprerja dhe mo­s­fu­nksionimi normal i Bashkësisë Islame. Kjo fushatë ndaj pronës së Bashkësisë Islame filloi që nga viti 1912, kur Kosova u okupua nga Serbia, për të vazhduar me Mbretërinë SKS (1918-1929), pastaj gjatë Mbretërisë Ju­gosllave (1929-1941) dhe gjatë sistemit ko­munist (1945-1989) dhe okupimit serb (1990-1999).