Autori Muhamed Muteveli Esh Sharavi është njëri prej dijetarëve të rrallë si kandil ndriçues për besimtarët por edhe thirrësit në islam. Ai u thellua në komentimin e Librit të Allahut ,duke iu përkushtuar me tërë qenien e tij dhe afiniteti i ti i dhuruar nga Allahu në sqarimin e shkëlqyeshëm, bëri që zemrat e njerëzve të tubohen rreth tij.
Libri që po u propozojmë është shumë i përshtatshëm për çdo lexues që donë ta freskoi shpirtin ,zemrën e mendjen me njohuri të qartësuara për mrekulli. Duke filluar me para fillimin e ekzistencës, ligjshmërinë për jetë e vdekjes shpirti jeta dhe ekzistenca, pastaj gjallëria tek gjërat e ngurta, bimë insekte e gjëra të ndryshme që përfshinë dija e Allahut.
Pastaj libri përmban shpjegime për jetën në varr, ringjalljen , polemikat rreth kësaj tematike, sekretet e jetës, amshueshmëria etj.
Muhamed Muteveli Esh-Sharavi,“Jeta dhe vdekja”
Përkthyen: Sabri Bajgora & Tasim Ramadani, 2009, f.150.
Çmimi: 3 €


